Loading…

Politikanët serbë rastin Haradinaj po e përdorin për konsum politik

  • Nga

  • 14/01/2017 | 12:48

Politikanët serbë rastin Haradinaj po e përdorin për konsum politik

Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacioneve Rasim Lajiq, tha sot se Serbia nuk ka shumë arsye për të qenë optimiste se Franca do ta ekstradojë Ramush Haradinajn në Serbi, duke pasur parasysh përvojat e kaluara.


296918

Ehat Miftaraj, hetues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, në një prononcim për Gazeta Metro.net ka thënë se rasti Haradinaj në Serbi është duke u shfrytëzuar për konsum të brendshëm politik dhe vet fakti që për Haradinaj flasin edhe ministra që fare nuk përkojnë me portofin e ministrive që udhëheqin si është rasti i Ministrit Lajiq dëshmon praktikën e ndërtuar tanimë nga Serbia për të ushtruar presion ndaj sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Sipas Miftarajt deklarata e ministrit Lajiq në radhë të parë nuk përkon fare me realitetin, sepse Serbia deri tani, nga të gjitha fletëarrestet e lëshuar ka arritur, që vetëm një rast ta ekstradojë në Serbi.

lumezi_1480116245-2153978

‘’Deklarata e ministrit Lajiq ne radhë të parë nuk përkon fare me realitetin pasi nëse i referohemi praktikës se deritanishme Serbia nga dhjetëra raste te arrestimit të shtetasve Kosovar në vende te te BE-së sipas fletarresteve të lëshuara ne mënyre të kunderligjshme nga Serbia, vetëm në nje rast ka arritur që te i ekstradojë në Serbi. Edhe ne atë rast i njejti është liruar nga gjykata ne Serbi per mungesë të fakteve.’’, tha Miftaraj.

Miftaraj shtoi se rasti Haradinaj është unik duke marr për bazë se i njëjti është liruar me aktgjykim lirues nga Haga për krime lufte. Andaj edhe gjasat që i njëjti të ekstradohet në Serbi pothuajse nuk ekzistojnë./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë