Loading…

Politikanët kosovarë do të përballen me gjoba e ndjekje penale nëse i fshehin financat

  • 10/10/2018 | 07:42

Politikanët kosovarë do të përballen me gjoba e ndjekje penale nëse i fshehin financat

Fshehja e financave nga partitë politike do të marrë fund në rast se hyjnë në fuqi disa ndryshime ligjore që i ka sponsorizuar Qeveria të mërkurën, dhe të cilat janë bërë me kërkesë të Bashkimit Evropian.


Dispozitat obligojnë partitë që t’i publikojnë raportet financiare, edhe nëse ato nuk janë audituar.

Kontribut në këto ndryshime ka dhënë edhe Komisioni i Venecias. Projektligji, një kopje të së cilit e ka siguruar “Koha Ditore”, përmban të listuara disa obligime për subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend, e me të cilat synohet të instalohet transparenca që aktualisht mungon.

Kësisoj secili subjekt obligohet të ketë uebfaqe zyrtare funksionale dhe që në të t’i publikojë në mënyrë periodike raportet që lidhen me financat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë