Loading…

Politika amerikane ndaj Kosovës s’ndryshon

  • 20/11/2016 | 23:14

Politika amerikane ndaj Kosovës s’ndryshon

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye që politika amerikane ndaj Kosovës të ndryshoj pas ardhjes së Dondald Trump në Shtëpinë e Bardhë.


Delawie në një intervistë për Gazeta Express, ka thënë se politika e jashtme amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe ndaj Kosovës në veçanti ka qenë jashtëzakonisht e qëndrueshme pa marrë parasysh a ka qenë një republikan apo demokrat në Shtëpinë e Bardhë, dhe ai nuk sheh asnjë arsye pse kjo të mos vazhdojë dhe në të ardhmen.

Ndërsa, i pyetur nëse duhet të shqetësohen ata kosovarë që janë shprehur kundër zgjedhjes së Trump për president, Delaëie ka thënë se, si Kosova ashtu edhe SHBA-ja janë vende të lira dhe njerëzit kanë të drejt të shprehin lirshëm mendimet e tyre.

“Mendoj se njerëzit anembanë botës kanë pasur mendime rreth zgjedhjeve amerikane dhe kam qenë i inkurajuar kur e kam parë gjithë atë interesim nga njerëzit nga gjithkah. Kosova, sikurse Shtetet e Bashkuara, është vend i lirë. Njerëzit janë të lirë t’i shprehin mendimet e tyre në Shtetet e Bashkuara e po ashtu edhe në Kosovë dhe nuk shoh asnjë arsye që njerëzit të shqetësohen për atë që e kanë thënë para zgjedhjeve”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë