Loading…

Policia zvicerane zbulon bandën kosovare, dyshime për 40 vjedhje

  • 17/11/2016 | 15:51

Policia zvicerane zbulon bandën kosovare, dyshime për 40 vjedhje
Në përgjithësi autorët kanë plaçkitur prona deri në 30 mijë euro, kurse dëmi është vlerësuar rreth 65 mijë. Pas një hetimi më se tre muaj, grupi hetimor ka shpjeguar se bëhet fjalë për 40 vepra të kryera.

Policia gjermane pas një hetimi të gjatë ka zbuluar autorët e shumë vjedhjeve të kryera. Mësohet se pas këtyre vjedhjeve qëndrojnë katër shqiptarë nga Kosova, shkruan new-facts.eu.

Në qendër të vëmendjes kanë qenë shumë biznese komerciale, sidomos restorantet. Përveç tyre kishin marrë edhe të holla dhe gjësende tjera me vlerë.

Procedura e tyre pothuajse gjithmonë ka qenë e njëjtë. Ata kishin thyer derën me forcë, kurse në disa raste, kishin thyer edhe kasafortat.

Fokusi i vjedhjeve ka qenë në qytetin e Biberach. Por, vjedhje ka pasur edhe në qendrat e biznesit dhe objekteve sportive në Attenweiler, Warthausen dhe Ummendorf.

Në përgjithësi autorët kanë plaçkitur prona deri në 30 mijë euro, kurse dëmi është vlerësuar rreth 65 mijë. Pas një hetimi më se tre muaj, grupi hetimor ka shpjeguar se bëhet fjalë për 40 vjedhje të kryera.

Dyshimi është drejtuar te katër shqiptarë nga Kosova, të cilët kishin ardhur për disa muaj në Biberach. Ata janë të moshës 20-26 vjeçare, derisa njëri nga të dyshuarit është marrë në paraburgim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë