Loading…

Shqiptari bie në radar në Zvicër, arsyeja do t’ju bëj të qeshni

  • 23/04/2018 | 23:47

Shqiptari bie në radar në Zvicër, arsyeja do t’ju bëj të qeshni

Një shqiptar është arrestuar nga policia në Zvicër, pasi akuzohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Arsyeja se pse nxitonte me veturën e tij ishte arritja me kohë në lojën që do të zhvillonte FC Luzerni.

Shqiptari u arrestua nga policia e Kantonit të Lucernit, pasi pasditen e të dielës po ecte me makinën e tij në autostradën A14 me shpejtësi prej 209km/h, shkruan gazetametro.net.

Shqiptari rreh 30 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur po udhëtonte me makinën e tij tip Benz CLS AMG nga kantoni Zug për në Lucern, ndërsa kishte brenda në makinë edhe bashkëshorten me dy fëmijët.

Gjatë ndalimit të policisë dhe marrjes në pyetje, shqiptari ka deklaruar se po nxitonte pasi do shihte ndeshjen ku luante skuadra e FC Lucernit. Pas arrestimit, policia i ka sekuestruar makinën dhe i ka hequr patentën shqiptarit.

Shteti i Zvicerian njihet si vendi i cili i dënon më së shumti shkelësit e rregullave të komunikacionit, nuk janë vetëm shqiptarët ata që bien shumë shpesh në radaret që janë të vendosur nga policia atje. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë