Loading…

Policia: Viti i Ri kaloi pa incidente serioze

  • 01/01/2017 | 09:13

Policia: Viti i Ri kaloi pa incidente serioze

Festa e Vitit të Ri në Kosovë ka kaluar pa incidente të rënda. Këtë e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se çdo gjë ka shkuar në rregull gjatë natës së ndërrimit të viteve.


“Bazuar në informacionet e deri tanishme festa e Vitit të Ri, respektivisht ndërrimi i viteve ka kaluar mirë, pa ndonjë incident serioz”, tha ai për Klan Kosovën.

Nga përdorimi i fishekzjarreve disa persona kanë kërkuar ndihmë mjeksore në QKUK, por nuk raportohet ende se lëndimet janë serioze.

Gjithashtu si rezultat i përdorimit të fishekzjarreve janë raportuar edhe disa raste zjarrvënie ku përveq dëmeve materiale nuk ka pasur lëndime në njerëz”, ka thënë Hoxha.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë