Loading…

Policia vetëm në janar ka shqiptuar mbi 30 mijë dënime

  • 03/02/2018 | 14:19

Policia vetëm në janar ka shqiptuar mbi 30 mijë dënime

Policia e Kosovës vetëm gjatë muajit janar ka shqiptuar 30 mijë e 379 dënime në trafik.


Sipas një njoftimi të PK-së, në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore nga 1 janar 2018 deri me 31 janar 2018, janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ndaj të cilëve PK-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet.

“Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë dhe njëherit të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të ju përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me tutje në njoftim thuhet se Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore. /gazetametro.net

http://gazetametro.org/detaje-te-tjera-punetori-i-kek-ut-ra-nga-30-metra-lartesi/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë