Drejtori i Drejtorisë për Preventivë dhe Komunikacion Rrugor në Policinë e Kosovës ka treguar për dënimet e shqiptuara ndaj kundërvajtësve në ditët e fundit.
Jeton Rexhepi ka thënë se brenda 8 ditëve të fundit, janë dënuar 285 shoferë me masa mbrojtëse pikë negative.
Ai ka treguar në “Puls” të KTV-së se 81 shoferëve iu është ndaluar drejtimi i makinës me veprim motorik – 73 prej tyre 3 muaj e kanë të ndaluar, dy prej tyre i kanë deri në 6 muaj, 4 e kanë 6 muaj të plotë dhe dy prej tyre e kanë prej 6 deri 12 muaj.
LEXO EDHE: Me ligjin e ri, mund të dënoheni 1,500 euro në trafik