Loading…

Policia tregon çka i gjeti në shtëpi personit që plagosi këshilltarin e Fatmir Limajt

  • 18/12/2019 | 11:37

Policia tregon çka i gjeti në shtëpi personit që plagosi këshilltarin e Fatmir Limajt

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mbrëmë ka ndodhur një gjuajtje me armë në Vetërnik, ku është plagosur Luan Maloku, këshilltari i Fatmir Limajt. Dorasit që plagosi këtë të fundit, në shtëpi i janë gjetur një karikator, një gëshojë e kalibrit 7.65, dhe 15 copë fishekë, të cilat janë konfiskuar, shkruan Gazeta Metro.


Policia përmes raportit 24 orësh njofton se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Teksa, viktima po qëndron në QKUK ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes është gjetur një predhë. Viktima është duke marrë tretman mjekësor në QKUK dhe sipas stafit mjekësor gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë. Me autorizim të gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer kontrolli-bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, ku është gjetur arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra, një karikator, një gëzhojë e kalibrit 7.65 mm e bllokuar në tytën e armës, 15 (pesëmbëdhjetë) copë fishekë të kalibrit 7.65 mm, të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit dhe i njëjti dërgohet në qendrën e mbajtjes./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected].net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë