Loading…

Policia thërret konferencë të jashtëzakonshme: Goditet një rrjet droge, ka edhe të arrestuar

  • 10/02/2022 | 11:56

Policia thërret konferencë të jashtëzakonshme: Goditet një rrjet droge, ka edhe të arrestuar

Policia e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, sot në orën 14:00, shkruan Gazeta Metro. 


Konferenca është organizuar pas një operacioni të cilin policia e quan të suksesshëm.

Sipas policisë, ky opearcion ka rezultuar me arrestim dhe konfiskim të një sasie të konsiderueshme të narkotikëve.

“Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ka rezultuar me arrestim dhe konfiskim të një sasie të konsiderueshme të narkotikëve. Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga drejtoria kompetente e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Detajet se në cilin rajon është zhvilluar ky operacion dhe sa ka të arrestuar do të kuptohen në konferencën e thirrur për media. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë