Loading…

Policia: Taksistët ilegalë thyen xhamin e autobusit të ri

  • 18/02/2017 | 17:19

Policia: Taksistët ilegalë thyen xhamin e autobusit të ri

Policia e Kosovës ka rënë në gjurmë të atyre që thyen xhamin e autobusit në Prishtinë. Ata janë taksisë ilegalë, të cilët s’janë pajtuar me vendimin e Komunës për të mos operuar në mënyrë ilegale. Zyrtarët e Policisë kanë thënë se janë duke punuar në arrestimin e të dyshuarve.


Lëvizja Vetëvendosje dhe Komuna e Prishtinës kanë tentuar të bëjnë fajtorë kundërshtarët politikë për thyerjen e një xhami të një autobusi të ri në Prishtinë.

Mirëpo, ata që e thyen xhamin e autobusit, sipas hetimeve të para të Policisë, janë shoferë të taksive ilegale në Prishtinë.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë thënë se janë duke punuar në arrestimin e të dyshuarve.

Sidoqoftë, ende askush s’është arrestuar pse ka thyer xhamin e një autobusi në qendër të Prishtinës. Askush s’është lënduar nga ky sulm derisa hetimet janë duke vazhduar në të gjitha pistat e mundshme.

Flora Ahmeti, Zëdhënëse në Policinë e Kosovës, ka thënë për Express se rasti ka ndodhur rreth orës 12:15 në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

“Është thyer/dëmtuar një xham i një autobusi. Policia i është përgjigjur informatës dhe pas ekzaminimit të vendit të ngjajres rasti është hapur për asgjësim apo dëmtim i pasurisë publike”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka thënë se hetuesit janë duke u marrë me rastin për zbardhjen e këtij sulmi.

Ndërkohë, zyrtarët e Vetëvendosjes, ka hedhur akuza në drejtim të kundërshtarëve politikë, se kanë gisht në thyerjen e xhamit.

Shpend Ahmeti ka dështuar të vendos rregull në trafikun urban të Prishtinës, derisa, taksistë ilegalë, në secilën linjë të Prishtinës, qarkullojnë pa asnjë problem.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë