Loading…

Policia suspendohen dy zyrtarë të drejtorisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion

  • 25/07/2019 | 16:23

Policia suspendohen dy zyrtarë të drejtorisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion

Policia e Kosovës ka treguar se ka suspenduar nga puna për 48 orë dy zyrtarë të saj policor, shkruan Gazeta Metro.

Të dy këta të fundit janë suspenduar pasi dyshohet se kanë bërë shkelje të rënda disiplinore, pa përjashtuar edhe shkelje penale.

Masa e tyre është dërguar në Inspektoratin e Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës njofton se sot më datë 25.07.2019  janë suspenduar përkohësisht nga puna për 48 orë, dy (2) zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës. Suspendimi ka ndodhur për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer shkelje të renda disiplinore, pa përjashtuar edhe shkeljet penale andaj lënda e kompletuar është dërguar në Inspektoriatin Policor të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Policisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë