Loading…

Policia shqiptare pastron sheshin nga anarkistët: 34 oficerë të plagosur, 21 protestues dhe 4 kalimtarë

  • 17/10/2026 | 22:55

Policia shqiptare pastron sheshin nga anarkistët: 34 oficerë të plagosur, 21 protestues dhe 4 kalimtarë

59 persona janë paraqitur në spital pas lëndimeve të marra gjatë protestës të të shtunës në Tiranë.


Sipas raportimeve, nga të lënduarit, 34 janë efektivë policie, 21 janë protestues dhe 4 janë kalimtarë, mes të cilëve edhe një i mitur.

Tensionet dhe përplasjet nuk kanë munguar gjatë protestës së sotme, ndërsa vetëm pak minuta më parë është mbyllur revolta e të rinjve dhe studentëve, e cila pritet që nesër të hyjë në ditën e saj të gjashtë.

Pas një përplasje prej më shumë se katër orësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një aksion të gjerë të kombinuar, duke shpërndarë gjithë protestuesit nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe duke rivendosur kontrollin përpara Kryeministrisë.

Në terren zbritën edhe forcat RENEA, pas zbarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita, i cili koordinoi aksionin e Policisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë