Loading…

Policia shpjegon rastin e Taxi’t me targa të Beogradit në Prishtinë

  • 01/02/2017 | 17:32

Policia shpjegon rastin e Taxi’t me targa të Beogradit në Prishtinë

Të martën rreth orës 16:00 policia ka marrë informacionin lidhur me një veturë të dyshuar, e cila ka qenë e parkuar në mënyrë të parregullt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë.


Policia i është përgjigjur këtij informacioni duke dalë në vendin e ngjarjes ku ka hasur veturën e tipit Opel Astra ngjyrë hiri, me mbishkrimin ‘Proffi Taxi’ me targa të Republikës së Serbisë e cila kishte shkaktuar vështirësi në qarkullimin e trafikut rrugor si rezultat i parkimit jo të rregullt.

Sipas rregullit në rastet e kundërvajtjeve të tilla kur vozitësi i veturës nuk është prezent në vendngjarje vetura konfiskohet për tu krijuar kushtet optimale të qarkullimit në trafik.

Edhe në këtë rast policia ka ftuar në vendngjarje kompaninë për tërheqjen e veturës, porse pas analizimit të rrethanave, informacioneve të reja të mara nga qytetarët si dhe dyshimeve të ngritura, e njëjta nuk është konfiskuar menjëherë.

Kësisoj në vendin e ngjarjes janë ftuar ekspert të njësiteve të specializuara policore për ekzaminim të detajuar të veturës në mënyrë që të përjashtohet çdo dyshim i mundshëm i ndërlidhur me prezencën e kësaj veture në rrugën e sipër cekur.

Ndërkohë që ekzaminimet kanë përfunduar dhe nuk kanë rezultuar me ndonjë gjë të dyshimtë policia ka identifikuar ngasësin e veturës; S. Z. serb, 28 vjeç, i cili është intervistuar nga ana e policisë.

Në bazë të një hetimi preliminar të bërë nga ana e policisë, mbështetur edhe në dokumentacionin mjekësor të prezantuar nga ana e ngasësit si dhe rekomandimin e mjekëve, është ngritur dyshimi që ngasësi i veturës të jetë person me një shkallë të lartë të dëmtimit mendor si dhe person i varur nga substancat narkotike.

Për rrjedhojë, pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme vetura është konfiskuar dhe ndaj ngasësit të veturës është shqiptuar masa administrative me gjobë për veprimin kundërvajtës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë