Loading…

Policia shpëton nga gulfatja një qytetar në Vushtrri

  • 09/02/2022 | 18:31

Policia shpëton nga gulfatja një qytetar në Vushtrri

Policia sot ka shpëtuar një qytetar nga gulfatja në Vushtrri, shkruan Gazeta Metro.


Sipas njoftimit të Policisë, bëhet e ditur se sot është shpëtuar nga ngulfatja një qytetar nga Vushtrria.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës, derisa ai është shpëtuar nga dy hetues policorë.

“Falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policor, sot është shpëtuar nga ngulfatja një qytetar nga Vushtrria. Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës, kur dy hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve, kanë vërejtur një person me gjendje të përkeqësuar shëndetësore të cilit iu kishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Reagimi i shpejtë i dy zyrtarëve policor ka bërë që qytetarit të i lirohen rrugët e frymëmarrjes, të shpëtohet nga ngulfatja dhe ta kthejnë në gjendje stabile”, thuhet në njoftim. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë