Loading…

Policia shkon te shtëpia e familjes së 35’vjeçares shtatzënë që u vra mbrëmë, familjarët në gjendje të rëndë

  • 01/12/2022 | 09:42

Policia shkon te shtëpia e familjes së 35’vjeçares shtatzënë që u vra mbrëmë, familjarët në gjendje të rëndë

Një patrullë e Policisë po qëndron te shtëpia e familjes së shtatzënës 35-vjeçare, e cila u vra mbrëmë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, ku kishte shkuar për të kryer lindjen. I dyshuar për vrasjen është ish-burri i saj, I cili ndodhet ende në arrati.


Express po qëndron të shtëpia e familjes së viktimës në Llugaxhi të Lipjanit, prej ku raporton se ka parë edhe familjarët, të cilët janë në gjendje shumë të rëndë emocionale.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 18:00. Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin rreth orës 19:00.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazetën Express tha se dyshimet e para sugjerojnë së bëhet fjalë për vrasje.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë