Loading…

Policia shkatërron rrjetin e drogës në Mitrovicën e Veriut

  • 17/03/2018 | 21:40

Policia shkatërron rrjetin e drogës në Mitrovicën e Veriut

Në edicionin e fundit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” janë transmetuar pamjet e njërit prej aksioneve më të mëdha të këtij viti në Mitrovicën Veriore.

Aksioni i cili është realizuar para disa ditësh ka rezultuar me konfiskimin e 81 kilogramëve mariuhanë të cilat ishin të përgatitura për tu shitur në Serbi.

Droga besohet të ketë ardhur nga Shqipëria ndërsa përmes Mitrovicës  Veriore ishte destinuar për në tregun serb. Polici i Kosovës i cili ka drejtuar aksionin ka shpjeguar në pamjet e transmetuara se rrjeti ishte i mirë organizuar dhe profesional në mënyrën se si e ka paketuar drogën.

Aktivitetet e hetimeve në Veriun e Mitrovicës disa herë kanë rezultuar me arrestimin e grupeve kriminale që transportojnë drogë nga Shqipëria nëpërmjet Kosovës për në tregun e Serbisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë