Loading…

Policia serbe arrestoi në Preshevë një person për trafikim të emigrantëve nga lindja e mesme

  • 09/08/2019 | 17:35

Policia serbe arrestoi në Preshevë një person për trafikim të emigrantëve nga lindja e mesme

Policia e Kufitare e Serbisë njoftoi se personi me iniciale A.M. 25 vjeç u ndalua në rrethinën e Preshevës pasi po transportonte 46 imigrantë ilegalë nga Pakistani, Iraku, Afganistani e dhe Eritrea, transmeton  Gazeta Metro.


Theksohet se A.M. provoi të arratiset nga vendi i ngjarjes, por policia e zuri dhe e arrestoi. Ai në kamionin ku u gjetën emigrantët ju gjetën edhe tabela false regjistrimi.

Prej imigrantëve ilegal 33 janë nga Pakistani, 7 nga Iraku, 3 nga Eritrea dhe 3 janë nga Afganistani. Të gjithë janë pa dokumentacion të duhur.

Personit të dyshuar ju vendosur masa e paraburgimit 30 ditor nga Gjykata e Vranjës me kërkesë të prokurorisë serbe. Nuk ka detaje të tjera rreth ngjarjes./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë