Pas shumë polemikave, Policia e Kosovës ka qartësuar rrethanat mbi ftesën që i është bërë kryetarit të Partisë Social demokrate (PSD), Dardan Molliqajt më 31 janar për t’u paraqitur vullnetarisht në stacion, shkruan Gazeta Metro.
Ky veprim i Policisë vjen pasi që akterë të PSD’së akuzuan Policinë se ka arrestuar Molliqajn pa i dërguar ftesë atij për t’u paraqitur në stacion.
“Me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, Policia e Kosovës publikon ftesën/vërtetimin mbi dorëzimin e thirrjes së dërguar personit D.M”, thuhet në komunikatë.
Policia ka thënë se për Dardan Molliqaj ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur në protestën e datës 29.01.2022.
“Ndërkohë që policia kishte kërkuar të njëjtin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur të njëjtit i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare por i dyshuari nuk e kishte përfillur.
Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin dhe si vijimësi e hapave të nevojshëm procedural, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në fund të njoftimit. /gazetametro.net