Loading…

Policia: Personi i vdekur në Gjakovë është një 61 vjeçar

  • 14/10/2018 | 13:19

Policia: Personi i vdekur në Gjakovë është një 61 vjeçar

“Shpërthim eksploziv me pasja fatale”, kështu është iniciuar rasti për vrasjen e sotme të Haxhi Ahmetit 61-vjeç nga Smolica e Gjakovës. Deri më tani asnjë i arrestuar për eksplozivin që të moshuarit iu montua në derë të shtëpisë.


“Sot me datë 14. 10. 20218 në ora 08:00 Stacioni Policor në Gjakovë përmes telefonit ka marr informatën se në fshatin Smolicë të Gjakovës  ka shpërthyer një mjet eksplozivi. Patrullat policore menjëherë kanë dal  në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur trupin e pa jetë të viktimës H  A.  61 vjeçar K/Shqiptar i cili para shtëpisë tij kishte gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit të një mjeti eksplodues”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë për këtë rast, transmeton Gazeta Express.

Aty theksohet se të gjitha njësitë relevante të Policisë Kosovës kanë dalur në vend të ngjarjes se bashku me Kryeprokurorin e Shtetit nga PTH e Gjakovës, FSK-ja dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilat po punojnë intenzivisht të hetohet dhe ndriçohet  ky rast.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë