(I plotësuar) – Me gjithsej nëntë të arrestuar ka rezoltuar kundërshtimi i sotëm i një grupi të studentëve, pjesëtarë të organizatës Studim, Kritik, Veprim (SKV).
Ata, u munduan që të ndrëpresin fjalimin e rektorit Marjan Dema, gjatë ceremonisë që po mbahet në kuadër të shënimit të 47 vjetorit të Universitetit të Prishtinës, raporton gazetametro.net.
Gjatë ndërhyrjes njëra prej aktivistëve të SKV-së, Nurimshahe Demalijaj, tha për gazetarët që Policia ka përdorur sprej, që ka bërë të lëndohen 6 aktivistë të kësaj organizate.
“Policia ka përdorur sprej ndaj studentëve që vetëm me zhurmë kanë kundërshtuar fjalimin e rektorit, këtij rektori që i shërben pushtetit dhe jo studentëve”, tha Demalijaj.
___________________________________________________________________
Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona jashtë ndërtesës së Rektoratit, ku brenda saj po mbahet ceremonia për shënimin e 47 vjetorit të Universitetit të Prishtinës.
“Universiteti i Pushtetit” – është brohorima që po lëshojnë këta studentë, që dyshohet se janë nga organizata e studentëve Studim, Kritik, Veprim, raporton gazetametro.net.
“Universiteti i Prishtinës, jo i pronaos” po brohorasin studentët që tashmë qëndrojnë të lidhur para ndërtesës së universitetit./gazetametro.net