Loading…

Policia patrullon nëpër Leposaviq

  • 06/06/2017 | 23:14

Policia patrullon nëpër Leposaviq

Pas ngjarjeve të fundit në Leposaviq nëpër rrugë të qytezës, po patrullon njësia speciale për reagim të shpejtë.


“Njëkohësisht është pakësuar ndihma në njerëz që nga Leposaviqi deri më tash dërgohej në Mitrovicën veriore,në mënyrë që në këtë komunë të rritet numri i policëve”, ka deklaruar për b92 zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin Veri, Besim Hoti.

Hoti ka thënë se këto janë masat kryesore që Policia e Kosovës i ka ndërmarrë në rajonin e Veriut, transmeton Koha.net

“Njësia rajonale e trafikut po bën kontrollimin e të gjitha automjeteve, veçanërisht në Leposaviq, po ashtu edhe policë të veshur civilë po kryejnë detyrat, si ditën ashtu edhe gjatë orëve të vona për ta ndaluar kriminalitetin”, ka thënë Hoti.

Në Leposaviq, në fundjavë, ka pasur tensione ndërmjet pjesëtarëve të Listës Srpska të Slobodan Simiqit dhe atyre Partisë së serbëve të Kosovës të Aleksandar Jabllanoviq.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë