Lidhur me raportimet e fundit në media, se ka ndodhur një tjetër shpërthim në Mitrovicën e Veriut, është deklaruar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për këtë rajon, Besim Hoti.
Sipas Hotit, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tha se bëhet fjalë për mjete piro-teknike.
“Bëhet fjalë për mjete piroteknike, nuk janë shpërthime që shkaktojnë efekte shkatërrimi, kanë efekte të zërimit, nuk ka lëndime. Kur flitet për Lagjen e Boshnjakëve, është një zonë jo një pikë e vetme”, ka deklaruar Hoti në RTV Dukagjini.
Kujtojmë se të martën ndodhën shpërthime të njëpasnjëshme në komuna veriore, si tentativë për ta penguar procesin e mbajtjes së zgjedhjeve për këto komuna.