Loading…

Policia nis ngritjen e një baze në Bërnjak, që pritet t’i shërbej zyrtarëve të saj

  • 26/02/2022 | 08:38

Policia nis ngritjen e një baze në Bërnjak, që pritet t’i shërbej zyrtarëve të saj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke ndërtuar një bazë në pikën kufitare në Bërnjak, për zyrtarët policor, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një njoftimi për media, Policia ka thënë se bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore çdo herë ndërmerr veprimet e nevojshme policore për ofrimin e sigurisë si dhe  ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në nivel vendi.

“Këto veprime realizohen përmes njësiteve të ndryshme policore, andaj me qëllim të krijimit të hapësirave dhe kushteve më të mira për punë në ambientet policore, Policia e Kosovës në vazhdimësi planifikon përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e kapaciteteve logjistike. Referuar nevojës së përmirësimit të kushteve të punës për zyrtarët policorë të kufirit në Bërnjak, të cilët kanë punuar në kushte jo të mira, sot Policia e Kosovës ka dërguar pajisje logjistike dhe kontejnerë, të cilat do të ju shërbejnë zyrtarëve policorë të policisë kufitare për kryerjen e detyrave policore, në interes të ofrimit të sigurisë për qytetarët dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në fund Policia ka thënë se do të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave policore në shërbim të qytetarëve dhe vendit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë