Loading…

Policia në Shqipëri, e kënaqur me dorëzimin e armëve (Video)

  • 24/01/2017 | 18:48

Policia në Shqipëri, e kënaqur me dorëzimin e armëve (Video)

Policia e Shtetit të Shqipërisë nuk ka një shifër të saktë të armëve ilegale në duart e qytetarëve, por thotë se procesi i dorëzimit vullnetar po ecën me ritme të kënaqshme.


“Rreth 40 deri në 50 për qind të armëve janë rikthyer në depot e shtetit. Një pjesë e armëve kemi informacione se janë trafikuar, ndërsa një pjesë tjetër janë dëmtuar gjatë periudhës mbi 10-vjeçare që kanë kaluar. Nëse shohim mesatarisht, gjatë këtyre ditëve kemi patur 6 deri në 8 armë në ditë. Vetëm në 24 orët e fundit ka patur 15 armë”, deklaron Albert Dervishaj, drejtor i Rendit Publik.

Por në komisariatet e policisë nuk po dorëzohen vetëm armë që kanë dalë nga depot e ushtrisë në vitin 1997.

“Kemi pasur një rast këto ditë, kur është dorëzuar një pistoletë amerikane me silenciator në mënyrë vullnetare nga një shtetas. Nuk është armë e vitit ’97, gjë që tregon se njerëzit janë përpjekur të sigurojnë armë të ndryshme, sidomos ata që kanë patur konflikte apo problematika të tjera”, thotë Dervishi.

Aminista për dorëzimin e armëve ka hyrë në fuqi prej një jave dhe do të zgjasë deri më 30 prill. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë