Loading…

Policia në Ferizaj arreston një person: Kishte vjedhur një veturë Ford

  • 18/12/2019 | 13:19

Policia në Ferizaj arreston një person: Kishte vjedhur një veturë Ford

Policia e Kosovës dje në Ferizaj ka arrestuar një person, ku dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje të veturës, transmeton Gazeta Metro.


I dyshuari me datën 16.12.2019 rreth orës 23:55 minuta ka vjedhur një veturë të markës Ford, me targa lokale.

Rastin e kishte paraqitur në polici viktima dhe me të marrë informacionin Policia ka nisur hetimet, ku edhe dyshohej se vetura është duke qarkulluar në veturën Ferizaj-Prishtinë.

Ndërkaq dje në fshatin Milloshevë, vetura është ndaluar me personin e dyshuar.

Vetura i është kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Pas një pune të suksesshme operative , hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj në bashkëpunim me njësitet policore të Drejtorisë rajonale të Prishtinës,kan arritur të
arrestojnë personin e dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së veturës në Ferizaj.

Rasti është raportuar nga viktima se me 16.12.2019 rreth orës 23:55 minuta ju ka vjedhur vetura e markës Ford me targa lokale.

Njësitet policore ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë informuar stacionet policore Lipjan dhe Prishtinë,pasi që dyshohej se vetura është duke qarkulluar në autostradën Ferizaj- Prishtinë.

Falë bashkëpunimit dhe reagimit të shpejtë nga ana e njësive policore të DRP Prishtinë,rreth orës 01:20 minuta, në fshatin Milloshevë është ndaluar vetura me personin e dyshuar.

I dyshuari R.A. (m/sh/k 37 vjeç) është arrestuar si dhe është konfiskuar vetura,e cila pas përfundimit të procedurave ligjore , ju ka kthyer pronarit.

Pas intervistimit,i dyshuari me urdhër të Prokuriri të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë