Loading…

Policia në aksion në Gjakovë: Kapen kallasha, revole e boksa hekuri

  • 17/10/2019 | 14:56

Policia në aksion në Gjakovë: Kapen kallasha, revole e boksa hekuri

Njësia e Hetimeve  të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare ‘Perëndimi’ në Gjakovë, në bashkëpunim me njësitë tjera të Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, kanë realizuar një operacion policor, shkruan Gazeta Metro.


Ky operacion policor është realizuar në bazë të urdhërkontrollit të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Plani operativ ‘ARMËT’  është kryer në fshatin Fshej të Gjakovës, me ç’rast gjatë bastisjes janë konfiskuar  sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit dhe mjete tjera të ftohta  si:
·         2 AK 47,
·         1 revole,
·         290  fishekë të kalibrave të ndryshëm,
·         7 karikatorë të armëve AK-47
·         4 copë krehër të fishekëve
·         1 pastrues të armëve,
·         2 shufra metalike,
·         3 thika ushtarake,
·         1 boks të hekurt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbulimin dhe parandalimin e dukurive negative, përfshirë edhe parandalimin e posedimit të armëve ilegale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë