Loading…

Policia: Mos hapni linqe të dyshimta, rrezik për vjedhjen e të dhënave bankare

  • 04/05/2026 | 14:03

Policia: Mos hapni linqe të dyshimta, rrezik për vjedhjen e të dhënave bankare

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka infomuar qytetarët lidhur me një dukuri që është duke u shfaqur në zonën e përgjegjësisë, e cila, sipas tyre, po paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë financiare të qytetarëve.


Konkretisht, policia thotë se qytetarë të ndryshëm kanë pranuar mesazhe telefonike të rreme, përmes të cilave njoftohen se xhirollogaritë e tyre bankare do të bllokohen nëse nuk ndërmarrin veprime të menjëhershme.

Në këto mesazhe përfshihet një lidhje (link) e dyshuar, ku kërkohet nga qytetarët të fusin të dhënat e tyre personale dhe bankare. Pas futjes së këtyre të dhënave, persona të paautorizuar arrijnë të kenë qasje në llogaritë bankare të viktimave dhe përfitojnë mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme, konkretisht xhirollogaria e tyre zbrazet”, thotë PK.

Këshilla për qytetarët:

Mos hapni linke të dyshimta

Mos klikoni në lidhje (linke) të panjohura të pranuara përmes SMS apo aplikacioneve.

Mbroni të dhënat personale

Mos ndani fjalëkalime, kode apo informata personale në platforma të pasigurta.

Raportoni menjëherë

Nëse dyshoni për mashtrim, lajmëroni rastin menjëherë në polici.

Siguria është prioritet

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e qytetarëve dhe luftimin e veprimeve të kundërligjshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë