Loading…

Policia me sqarime për shpërthimin e djeshëm në Pejë

  • 13/07/2017 | 12:48

Policia me sqarime për shpërthimin e djeshëm në Pejë

Policia e Kosovës në Pejë sqaron se dje në vendin e quajtur “Maja e Zezë” janë duke u zhvilluar punimet e rrugës dhe për këtë qëllim është dashur përdorimi i eksplozivit, shkruan Gazeta Metro.


“Për hapjen e kësaj rruge është e nevojshme aty ku ka pengesa, të bëhet edhe thyerja e shkëmbinjve me eksploziv, për të cilin përkujdesen firmat e licencuara, të cilat kanë leje të posaçme, dhe lidhur me këtë leje në këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës dhe KFOR-i”, thuhet në njoftimin e Policisë së Pejës.

Lexo edhe: Shpërthim i fuqishëm në Pejë. 

Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme para, gjatë dhe pas këtij shpërthimi.

Shpërthimi është ekzekutuar nga kompania e licencuar, me ç rast ka përfunduar pa ndonjë incident.

“Këtë shpërthim nuk e kanë bërë njësitet e KFOR-it as nuk kanë asistuar gjatë këtij shpërthimi, siç ceket në disa portale dhe media të shkruara dhe elektronike”, thuhet në njoftimin e Policisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë