Anëtarë të forcave speciale të Ministrisë së Brendshme me shok-bomba kanë larguar huliganët të cilët sonte kanë hyrë dhunshëm në Parlamentin e Maqedonisë, shkruan TetovaSot.
Policët kanë arritur të shpëtojnë edhe tashmë kryetarin e ri Talat Xhaferi dhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev.
Nga sulmi i fuqishëm i bombës dhe erës së saj të pakëndshme, me dhimbje ankua disa nga banditët maqedonas të cilët ishin afër kur ajo shpërtheu.