Loading…

Policia me komunikatë për kameramanin e arrestuar, thonë se hetimet ndaj tij do të vazhdojnë

  • 03/02/2022 | 14:53

Policia me komunikatë për kameramanin e arrestuar, thonë se hetimet ndaj tij do të vazhdojnë

Policia e Kosovës ka thënë se arrestimit ndaj gazetarit të Ekonomia Online do të vazhdojnë, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një njoftimi për media, Policia ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e kameramanit gjatë ditës së sotme në Suharekë.

Sipas njoftimit, kameramani është arrestuar për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Suharekë.

“Sot, në orën 11:45, në rajonin e Prizrenit, në Suharekë, Policia e Kosovës me njësitet e saj, gjatë realizimit të një plani operativ në asistencë të AKP-së, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare të saj ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti nuk ka zbatuar urdhrat e Policisë duke penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare, si dhe në realizimin e detyrave të tyre sipas planit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe pas konsultimit me prokurorin e shtetit, rasti inciohet dhe shkon në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë