Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës po ndodhë në rajonin e Prishtinës dhe motivet e këtij aksioni janë bastisja e disa lokacioneve për veprat penale, “falsifikim të dokumenteve ” dhe ” uzurpim të paligjshëm të pronës”, shkruan Gazeta Metro.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Metro, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Në fokus të operacionit është bastisja e disa lokacioneve të përsonave të dyshuar të involvuar në vepra penale që nderlidhen me “falsifikim të dokumenteve ” dhe ” uzurpim të paligjshëm të pronës”, ka thënë Hoxha.
Siç thotë ai, operacioni policor është në proces dhe pas përfundimit do të bëhen të ditura detajet tjera me kohë.
Më herët, Gazeta Metro kishte raportuar për një aksion të madh të njësiteve elitare të Kosovës./Gazeta Metro/