Loading…

Policia kufitare duhet t’i ndalojë zyrtarët serbë pa leje

  • 14/01/2017 | 16:30

Policia kufitare duhet t’i ndalojë zyrtarët serbë pa leje

Policia e veriut është e gatshme t’i dalë në ndihmë policisë kufitare, nëse kjo e fundit kërkon ndihmë për ndalimin e zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë, të cilët janë nisur drejt Kosovës me tren, pa leje nga autoritetet e Kosovës, ka thënë Besim Hoti.


Zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Hoti, ka thënë nëpërmjet telefonit për KP, se është policia kufitare ajo që do të duhej t’i ndalonte zyrtarët serbë, të cilët nuk kanë marrë leje për të hyrë në Kosovë.

Ai ka shtuar se policia në veri është e gatshme t’i dalë në ndihmë policisë kufitare, nëse kjo e fundit kërkon një gjë të tillë.

KosovaPress ka tentuar të marrë një deklaratë nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, megjithatë ai nuk është përgjigjur në telefon.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë