Loading…

Policia konfiskon qindra kilogramë marijuanë në Gjilan

  • 18/12/2016 | 13:23

Policia konfiskon qindra kilogramë marijuanë në Gjilan

Policia e Kosovës ka arritur që të konfiskojë një sasi droge prej 240 kilogramëve e llojit marijuanë në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.

Ky konfiskim ka ndodhur të premten pasdite dhe konsiderohet se sasia më e madhe e konfiskuar brenda këtij viti nga policia e Kosovës.

Siç raporton Kallxo.com, marijuana kishte për destinacion Zvicrën. Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurori për krime të rënda në rajonin e Gjilanit Agron Uka.

“Për këtë rast janë arrestuar tre persona, dyshojmë se droga është nisur nga Fushë-Kosova në Gjilan e nga aty për në Zvicër” ka thënë Uka.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë