Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi, i cili është shpallur i zhdukur. Bëhet fjalë për Rrrustë Rexhepaj nga Peja, transmeton Gazeta Metro.
Policia njofton se më 21 maj në Stacionin Policor në Pejë është raportuar rasti person i zhdukur.
Sipas Policisë bëhet fjalë për personin Rrustë (Halil) Rexhepaj, i lindur më 1972, me banim në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë.
“Pas konsultimit dhe pajtimit me familjarët e viktimës dhe prokurorin e shtetit kërkojmë nga ju nëse mund të na ndihmoni në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi”, apelon Policia.
Në lidhje me këtë personin e lartcekur, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192, thuhet në apelin e Policisë./gazetametro.net