Loading…

Policia kap vrasësin e Agron Marmullakut, pas 26 vitesh në arrati

  • 16/06/2017 | 17:12

Policia kap vrasësin e Agron Marmullakut, pas 26 vitesh në arrati

Pjetër Gojani, pas 26 vjetësh në arrati, sot është kapur nga Policia e Kosovës.


Gojani akuzohet se në korrik të vitit 1991, në Klinë ka vrarë Agron Marmullakun, si dhe ka plagosur rëndë Haxhi Berishën. AktivPress ka marrw konfirmimin nga Policia se arrestimi është kryer sot në mëngjes.

I ndjeri Agron Marmullaku në ditën kritike ka qenë duke hyrë ne restorantin “Fontana” në Klinë që ishte afër zyrës së tij. Pasi kishte dalë nga vetura dhe ishte futur në terrasën të këtij restoranti, dorasi e kishte goditur me shtatë plumba prapa shpinës.

Bazuar në rrëfimet që familjarët e viktimës ende i kanë të freskëta, dorasi e kishte ndërruar karikatorin e revoles dhe kishte shtënë sërish në të. Pas kryerjes së aktit, pretendohet se ai ishte larguar pa u penguar nga milicia serbe e asaj kohe.

Bile, familjarët dyshojnë se Gojani ishte përcjellë nga milicët deri në aeroportin e Prishtinës për të ikur për në drejtim të Zvicrës. Agron Marmullaku asnjëherë nuk ka pasur problem me dikë.

Përkundrazi, ai njihej në Klinë si njeri i dashur dhe punëtor. Vrasja e tij, ka bërë jehonë të madhe asokohe. Vëllai i tij, Ragipi, thotë se sot familja ndihet më e lehtësuar.

Ai përkujton se që nga paslufta nuk janë ndalur asnjëherë së kërkuari drejtësi.

“Pjeter Gojani nuk e ka vra vetëm Agronin. Ai e ka shkatërruar pothuajse një familje pasi nga mërzia për vrasjen e tij janë shkaktuar edhe tri vdekje tjera të njëpasnjëshme”, ka thënë Ragipi.

Ai tregon se para luftës nuk e kanë kërkuar dorasin për shkak të rrethanave.

“Regjimi i asaj kohe sikur të mos kishte dorë në këtë vrasje nuk do ta linte të largohet nga Klina as nuk do të kishte pasur shans që ai të ikte përmes Aeroportit të Prishtinës”, thotë Ragipi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë