Loading…

Policia kap 136 kilogram drogë në Mitrovicë (Foto)

  • 07/06/2017 | 11:56

Policia kap 136 kilogram drogë në Mitrovicë (Foto)

Policia e Kosovës ka konfiskon mbi 136 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, dhe ka arrit të arreston një të dyshuar të përfshirë në veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.


Policiae Kosovë, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), mbrëmë rreth orës 18:30 përmes rrugëve operativo-hetimore, ka siguruar të dhëna se në fshatin Aqarevë të Skenderajt ndodhen dy vetura me targa hungareze, të cilat dyshohej se po përdoreshin për transport të narkotikëve.

Policia nga vendi i ngjarjes njofton prokurorinë kompetente dhe ka kërkuar leje për kontroll të këtyre veturave. Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar veturat dhe shtëpitë e pabanuara.

Në njërën veturë, në mbrojtësin e pasmë të veturës janë gjetur 17 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Në afërsi të veturës janë gjetur edhe 17 paketime tjera. Me prezencën e dy dëshmitarëve janë kontrolluar edhe shtëpitë e pabanuara, ku është gjetur edhe një sasi e substancës narkotike, e po ashtu janë gjetur edhe disa dëshmi të cilat janë sekuestruar.

Gjatë kontrollit të veturës së dytë, në tri pjesë të ndryshme të veturës të cilat ishin të modifikuara për fshehjen e substancave narkotike janë gjetur edhe 34 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një revole me një karikator pa fishekë.

Policia (DHTN-Mitrovicë Jugu) sot, rreth orës 13:30 ka arritur ta identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin: A. G. viti i lindjes 1989, mashkull/kosovar/shqiptar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë