Loading…

Policia ka kontrolluar hekurudhën, nuk ka gjetur mjete të dyshimta

  • 14/01/2017 | 21:43

Policia ka kontrolluar hekurudhën, nuk ka gjetur mjete të dyshimta

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se të gjitha ato që janë thënë nëpër mediat serbe, se hekurudha nëpër të cilën parashihej të kalonte treni i nisur nga Beogradi, ka qenë e minuar, janë dezinformata.

“Këto deklarime janë jo të vërteta, kemi dërguar edhe njësitet tona për të parë nëse ka pas ndonjë mjet të dyshuar, por është verifikuar se nuk ka pas asnjë mjet të dyshimtë”, ka thënë Kelani për Klan Kosova.

“Ne kemi zbatuar ligjet e Kosovës. Kemi përdor njësitet kufitare nga vlerësimet e para, më pas janë dërguar njësitet tjera. Ka pas dezinformata të ndryshme nga mediume serbe, por edhe të zyrtarëve politikë se është minuar hekurudha siç kanë thënë”, ka shtuar Kelani.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka poseduar informacione lidhur me paralajmërimet për hyrjen e një treni që është ilegal. Referuar gjitha informacioneve ne kemi vepruar menjëherë me plane operacionale policore, po njëkohësisht kemi dërguar njësi policore shtesë, me qëllim ta parandalimit të hyrjes së trenit”, ka pohuar Kelani. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë