Loading…

Policia ka gjetur në kanal një burrë të vdekur, kërkon ndihmën e qytetarëve

  • 10/09/2018 | 10:23

Policia ka gjetur në kanal një burrë të vdekur, kërkon ndihmën e qytetarëve

Trupi i një burri të moshuar është gjendur i pajetë në një kanal në fshatin Gjoc të Kavajës.


Policia njofton se trupi është gjetur rreth orës 14:20 të ditës së djeshme, ndërsa ende nuk është identifikuar se kujt i përket. Bëhet fjalë për një burrë të moshës 60-70 vjec, i cili nga kqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e trupit të pajetë.

Trupi i pajetë ka këto karakteristika fizike, është rreth 1.70 m i gjatë, me flokë të thinjura dhe në momentin e konstatimit kishte të veshur një këmishë me mëngë të shkurtra ngjyrë e bardhë me vija blu dhe të kuqe, pantallona ngjyrë blu e errët, si dhe në dorë mbante një orë me fushë të bardhë me mbishkrimin “Quartz-Woke”.

Policia i bën apel çdo qytetari që disponon informacion të nevojshëm që të telefonoj në numrin pa pagesë 112 ose në numrin e Sallës Operative 0694110202.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë