Loading…

Policia jep detaje shtesë për krimin makabër në Gllogjan

  • 27/11/2021 | 08:44

Policia jep detaje shtesë për krimin makabër në Gllogjan

Policia ka dhënë detaje shtesë për rastin tragjik në Gllogjan, ku ka thënë se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur, shkruan Gazeta Metro. 


Sipas raportit në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit,  viktima mashkull  kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërsa tri viktima, dy meshkuj  dhe një femër (nxënës) janë dërguar në  Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital.

Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë