Loading…

Policia jep detaje rreth arrestimit të Burdushit: Iu konfiskua ari e llaptopë

  • 27/07/2019 | 10:56

Policia jep detaje rreth arrestimit të Burdushit: Iu konfiskua ari e llaptopë

Mjeku popullor nga Prizreni Hysri Peqani, i njohur si Burdushi është arrestuar përsëri dje nga Policia e Kosovës, trasnmeton Gazeta Metro.


Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me prokurorinë, ku pjesëtarët e Policisë kanë arrestuar Peqanin në lokalin ku ai kryen veprimtarinë e tij.

Policia ka dhënë detaje nga arrestimi i Burdushit, ku kanë treguar edhe për gjërat që i janë konfiskuar atij.

“Si prova materiale janë konfiskuar disa dokumentet të ndryshme, lista të personave që janë kontrolluar, një laptop, një USB dhe stoli të ndryshme (ari dhe argjend)”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, Burdushi është dërguar në mbajtje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë