Loading…

Policia jep detaje për viktimën që e vrau vëllau: Kishte qëndruar në burg 15 vite për vrasje

  • 17/03/2019 | 15:25

Policia jep detaje për viktimën që e vrau vëllau: Kishte qëndruar në burg 15 vite për vrasje

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e sotme në Studenqan të Suharekës, ku vëllau qëlloi për vdekje vëllanë, I.D 54 vjeç, dhe plagosi një viktimë femër, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një konference për media, policia njofton se dyshimet e para janë për një konflikt rreth çështjeve pronësore.

“Ka pasur gjuajtje me armë zjarri në një familje. Një person i vdekur dhe një e plagosur. Bëhet fjalë për vrasje mes vëllëzërve, pas një konflikti për çështje pronësose”, kanë bërë të ditur nga policia, përcjell Gazeta Metro.

Tutje, është theksuar se personi  i vrarë ka qenë në burg për 15 vite për vrasje, ndërsa është liruar tek para 3 viteve.

“Ka qenë në burg për vrasje rreth 15 vite, është liruar para 3 viteve”, bën të ditur policia.

Ndryshe, kjo është vrasja e dytë brenda 24 orëve në komunën e Suharekës. Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm u raportua për vrasjën e një 35 vjeçari brenda një kazinoje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë