Loading…

Policia jep detaje për therrjen e të riut në Mitrovicë

  • 02/06/2017 | 10:16

Policia jep detaje për therrjen e të riut në Mitrovicë

Një sherr mes nxënësve të shkollës fillore ‘Fazli Grajçevci’ në Mitrovicë, ka ndodhur sot në mëngjes në oborrin e kësaj shkolle, me çrast një nxënës ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, që dyshohet të jetë thikë.


Mësohet se viktima është nxënës i klasës së nëntë, i cili është dërguar në QKUK dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ai është sulmuar nga një bashkëmoshatar i tij dhe deri tani nuk dihet motivi.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka konfirmuar lajmin për KosovaPress, duke thënë se policia ka arrestuar të dyshuarin.

Sipas tij, dyshohet se pas një zënke të çastit dy të rinjtë janë grindur mes vete me ç’rast është arritur deri tek përdorimi i mjetit të mprehtë.

Ai nuk ka dhënë detaje shtesë, duke shtuar se policia po punon në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë