Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shpërthimin që ka ndodhur në objektin elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës, gjatë ditës së enjte, shkruan Gazeta Metro.
Të enjten në rrugën Filip Vishnjiq, raportohet  se nga person-a të panjohur është hedh një mjet shpërthyes në afërsi të objektit të elektrodistribuimit.
Në vende-ngjarje ka dalë njësiti për deminim i PK-së dhe njësit tjera përkatëse.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar disa vetura zyrtare të kompanisë, kabllot e tensionit të rrymës si dhe janë shkaktuar dëme materiale në objektin e elektrodistribuimit.
Nuk raportohet për të lënduar. /gazetametro.net