Loading…

Policia jep detaje për rastin në Spitalin e Gjakovës ku gruaja shihet duke rrahur burrin

  • 20/01/2022 | 15:49

Policia jep detaje për rastin në Spitalin e Gjakovës ku gruaja shihet duke rrahur burrin

Policia e Kosovës ka ndarë detaje lidhur me rastin në Spitalin e Gjakovës ku një grua shihet duke ushtruar dhunë ndaj burrit të saj, transmeton Gazeta Metro.


Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në repartin e neurologjisë dhe se gruaja është me probleme mendore.

E njëjta është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë, ndërsa burri ka marrë ndihmë mjekësore.

Më poshtë raporti i plotë:

Me datë 14.01. 2022 rreth orës 03:00 , e dyshuara kishte sulmuar fizikisht viktimën (burrin e saj), i cili është pjesërisht i pa lëvizeshim.

Rasti ka ndodhur në repartin e neurologjisë në spitalin “Isa Grezda” – Gjakovë.

Viktima ka pësuar lëndime  trupore.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, si dhe mbrojtësi i viktimave është njoftuar për rastin e ndodhur, po ashtu  prezent ka qene dhe punëtori qendrës sociale.

E dyshuara ( bashkëshortja) është shoqëruar në Stacionin policor, është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, e njëjta mbahet në ndalim policor, por për shkak te gjendjes se saj mendore, me udhëzim te mjekut psikiatër, e njëjta është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë , nën shoqërimin e zyrtarëve policor.

Policia për rast është njoftuar përmes një video incizimi që është pranuar nga adresa elektronike në adresën policore.

Pamje të rënda: Gruaja rrah burrin me shuplaka në spitalin e Gjakovës

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë