Loading…

Policia jep detaje për plagosjen e djeshme të dy personave në Prishtinë

  • 18/05/2017 | 10:57

Policia jep detaje për plagosjen e djeshme të dy personave në Prishtinë

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë dhënë detaje për plagosjen e dy personave në pasditën e së mërkurës në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.


Për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave – meshkuj, të cilët pastaj janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar  4-gëzhoja dhe një predhë cal-7.62 mm”, thuhet në raportin e policisë, shkruan gazetametro.net

“Rr. Eqrem Qabej, Prishtinë, më 17.05.2017-17:40h. Dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj K-Shqiptarë. Viktimat kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar  4-gëzhoja dhe një predhë cal-7.62 mm. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, rasti është duke u hetuar”- ka njoftuar policia. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë