Policia e Trafikut e Rajonit të Prishtinës ka dhënë detaje rreth aksidentit që ka ndodhur sonte rreth orës 18:30 në hyrje të kryeqytetit.
Komandanti i Policisë së Trafikut për Rajonin e Prishtinës, Milaim Fejzullahu, tha se kemi të bëjmë me një aksident zinxhiror.
“Ka ndodhur një aksident zinxhiror, ku janë përfshirë gjashtë automjete”, tha Fejzullahu.
Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe të lënduar.
“Nga informatat e para tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, shtoi Milaim Fejzullahu.
Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mosmbajtja e distancës, tha për KALLXO.com komandanti i Policisë së Trafikut për Rajonin e Prishtinës.
Policia po merret me rastin.