Loading…

Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq një 11 vjeçar në Mitrovicë

  • 11/10/2018 | 10:21

Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq një 11 vjeçar në Mitrovicë

Një aksident trafiku me pasoja fatale është raportuar rreth orës 15:00 gjatë ditës së djeshme.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lushtë të Mitrovicës, ku si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë viktima fëmijë rreth 11 vjeçar.

Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal.

Sipas policisë së rajonit të Mitrovicës, me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion.

Ndërsa ndaj të dyshuarit  drejtuesit të minibusit, është caktuar masa e ndalimit policor.

Ky është 11 vjeçari që u mbyt sot, e shkeli në kokë autobusi i KF Lushta |FOTO

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë