Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e para pak çasteve në lagjen “Aktash” në Prishtinë, ku një veturë ka goditur dy femra.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, dhe në të njëjtin dyshohet se një veturë ka goditur dy femra, këmbësore.
Ai ka bërë të ditur se të njëjtat janë dërguar për trajtim mjekësor pasi kanë pësuar lëndime trupore.
Nga Policia nuk kanë treguar nëse i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Rreth orës 22:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime trupore.
Të njëjtave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.