Loading…

Policia jep detaje: I riu në Ferizaj pësoi sulm në zemër derisa po punonte ndërtimtari

  • 29/09/2020 | 09:04

Policia jep detaje: I riu në Ferizaj pësoi sulm në zemër derisa po punonte ndërtimtari

Një i ri është gjetur pa shenja jete dje nga familjarët e tij në Komogllavë të Ferizajt. Sipas mjekut dyshohet se i riu ka pësuar sulm në zemër.


Bëhet fjalë për A.S (23 vjeçar) i cili raportohet se ishte duke punuar në ndërtimtari.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi është deklaruar për rastin.

“Rreth orës 14:00 anëtarët e familjes e kanë sjellë një trup të pajetë të një 23 vjeçari dhe pas kontrollimit të mjekut, është konstatuar se i riu ka vdekur.

Sipas mjekut dyshohet se i riu ka pësuar sulm në zemër”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, trupi i pajetë i 23 vjeçarit është dërguar për obduksion në Prishtinë, ndërsa policia po merret me rastin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë